Site icon Telegrafi

Prezantohet gjenerata e katërt e Lexus LX 600

Lexus vetura më luksoze SUV e Toyota,  sjell një motor me të vogël por me fuqi më të madhe, që ka për qëllim që i tërë mjeti të jetë më i lehtë për disa kilogramë.

Pas 14 viteve nga prezantimi zyrtare i gjeneratës së tretë ku gjatë kësaj kohe Lexus rifreskoi dy herë këtë SUV, vetura luksoze e Toyota iu prezantua opinionit – përkatësisht gjenerata e katërt e LX që do të gëzoj më shumë përdoruesit e këtij mjeti në Amerikën e Veriut, transmeton Telegrafi.

Lexusi i katërt LX i cili vjen me mbishkrimin 600 është avancuar në të gjitha segmentet, e patjetër që vlen të theksohet që është “Land Cruiser për amerikanët”, në raport me gjeneratën e mëparshme “duke u dobësuar” për 200 kilogramë.

Motori i deritanishëm 5.7 litra V8 me benzinë që prodhon 383 kuaj-fuqi, është ndërruar me atë me 3.5 litra V6 që me asistencën e dy turbo-charger prodhon 415 kuaj-fuqi.

Për bartjen e fuqisë motorike në rrota është montuar ndërruesi automatik, që në vend të atij që ishte i vendosur më herë me tetë shpejtësi tani i ka nëntë. /Telegrafi/

Exit mobile version