Telegrafi

Prezantohet festivali i parë i videolojërave në Kosovë – XP Game Fest

Bota e lojërave elektronike në Kosovë është duke u zhvilluar me një hov të jashtëzakonshëm, e një kontribut të veçantë do ta dhurojë edhe festivali i parë i këtij komuniteti që po organizohet nga XPortal Esports.

XP Game Fest është festivali që po organizohet për herë të parë për t’u shndërruar në festival të përvitshëm që vazhdimisht përmirësohet dhe dhuron më shumë për komunitetin dhe botën e gamingut në përgjithësi.

Këtë vit, ky festival unik shquhet nga aktivitetet e shumta, të cilat fillojnë prej 4 tournamenteve, game development showcase, board games, Cosplay Event, etj.

Mijëra euro do të ndahen për fituesit e katër tournamenteve të lojërave si CS:GO, Dota, League of Legends e Fifa21. Krahas këtyre, shpërblime do të ndahen edhe për MVP dhe për shikues.

Festivali, i cili fillon me 12 qershor, përgjatë një muaji do të vazhdojë me faza kualifikuese e eleminuese, derisa të zgjedhen finalistët për t’u bërë ballafaquar në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë me tifozë në nivel ndërkombëtar të organizimit.

XP Game Fest festivalin do ta përmbyllë duke ia dedikuar game developers, do të organizojë event me Mana Board Games, Anime Community of Kosovo dhe Kosovo Game Developers.

Përndryshe, Telegrafi.com është partner medial i këtij festivali dhe për më shumë informacione ju fton t’i vizitoni faqet e Xportal Esports në Facebook ose XPortal në Discord.

GG, EZ WIN!