Në Geneva Motor Show që po zhvillohet gjatë këtyre ditëve, është prezantuar edhe modeli më i ri nga Ferrari, që është bazuar në F12berlinetta.
Mirëpo, për dallim nga paraardhëset, modeli 812 ka nën kapak motor më të fortë, që mundëson lëvizjen me shumë shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Sipas zyrtarëve të prodhuesit italian, ky model e arrin shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë për 2.9-sekoda, kurse maksimalja saj është 340 km/h.
Kjo i mundësohet përmes motorit 6.5-litra V12, që jep 789 kuajfuqi, si dhe pjesës së jashtme me aerodinamikë të lartë, që po cilësohet si e rrëshqitshme.
Linjat dhe përfundimet e përkryera, e bëjnë modelin 812 të jetë edhe shumë elegant dhe i bukur në pamje. /Telegrafi/