Site icon Telegrafi

Prezantohet ekipi i Kosovës në ‘eFootball’

(Foto: ffk-kosova.com)

Sot (e enjte) është bërë prezantimi i ekipit që do ta përfaqësojë Kosovën në kualifikimet online të turneut UEFA eEURO 2021 në videolojën PES2021.

Zgjedhja e dy lojtarëve që e përfaqësojnë Kosovën është bërë nëpërmjet turneu online, duke shfrytëzuar platformën e UEFA-së, e ku si lojtar të Kombëtares së Kosovës janë përzgjedhur Genc Shala dhe Qlirim Isufi.

Pikërisht fituesit e këtij turneu janë pritur sot nga presidenti Agim Ademi, e ku të pranishëm ishin edhe koordinatorët e projektit Dardan Sadiku dhe Gent Gerdovci.

Presidenti Ademi përgëzoi dy të rinjtë që do ta përfaqësojnë Kosovën në “eFootball”, derisa u premtoi përkrahje në çdo aspekt, me qëllim të përfaqësimit sa më dinjitoz të kombëtares sonë në këtë turne, ku gjithnjë e më shumë zgjon interesimin tek të rinjtë.

Gjithashtu, presidenti Ademi dy lojtarëve të ekipit të Kosovës në kualifikimet për “eEuro2021” u dhuroi nga një fanellë të kombëtares si dhe nga një top me logon e FFK-së.

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)
Exit mobile version