Telegrafi

Prezantohet Chrome 10

Nga të rejat e dukshme, Chrome 10 ka një linjë të re për aranzhimin e kërkimeve të shfletuesit. Fjalëkalimet për uebfaqet tash mund të sinkronizohen ndërmjet kompjuterëve të ndryshëm, ndërsa për siguri shtesë, përdoruesit mund t’i ruajnë fjalëkalimet edhe në formë të fshehtë.

Chrome 10 ofron stabilitet më të madh edhe në funksionim, ndërsa zgjeron edhe më shumë mundësinë ekzistuese të ‘sandboxing’ në Flash Player-in e integruar.

Kuptohet, si gjithmonë Google me secilin version të ri shton edhe shpejtësinë e funksionimit, kështu që Chrome 10 në detyrat e JavaScript është rreth 66% më i shpejtë se paraardhësi. /Telegrafi/