“Kam ardhur në një klub me ambicie të mëdha dhe shumë të organizuar. Prishtina i ka tifozët më të mirë në Kosovë dhe është ndër klubet më të mëdha këtu. Kam përvojë në Eurochallenge dhe Eurocup dhe tani jam i gatshëm për Prishtinën”, ka deklaruar turku në konferencën për media.
Ai gjithashtu ka thënë se me bardhekaltërit synon ta fitojë Superligën dhe Kupën e Kosovës. Teksa, shpreson që të arrijë shumë sukses edhe në Ligën Ballkanike.
Cabadak do ta zëvendësojë Ahmet Kandemirin e larguar, i cili javë më parë vendosi të kthehet te Besiktasi.
Ai ka qenë ndihmës-trajner i përfaqësueses U16 të Turqisë. Gjithashtu, Cabadak ka punuar edhe me Pinar Karsiyaka, ku ishte si asistent i Hakan Demirit. /Telegrafi/