Telegrafi

Prezantohet Benatia: Te Juventusi për ta fituar Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi maroken, Mehdi Benatia është prezantuar te skuadra e re Juventus.

Gjiganti italian ka arritur ta rikthejë në Serie A marokenin nga Bayern Munichu, duke e transferuar për një shumë rreth 20 milionë euro.

Në prezantimin e tij te Juventusi, Benatia ka deklaruar se ka ardhur në Torino për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“Jam pritur mirë nga tifozët, lojtarët dhe klubi. Të gjithë më kanë thënë se Juventusi ka një projekt interesant për të fituar tituj por jo vetëm në Itali”.

Lexo po ashtu Icardi në radarin e gjigantit anglez

“Duhet të jemi konkurrues edhe në Evropë. Unë do të punoj në maksimumin tim. Ishte gjynah që Bayerni dhe Juventusi vjet u desh të luanin që në fazën e tetësheve. Mendoj se Juve e meritoi kualifikimin“,u shpreh Benatia.

Marokeni ka deklaruar se ka kërkuar edhe vitin e kaluar t’i bashkohet Juventusit por Bayerni ia pamundësoi këtë dëshirë.

Tek kampionët e Italisë, Benatia do ta bartë fanellën me numrin katër. /Telegrafi/