Site icon Telegrafi

Prezantohet analiza për prodhimet pyjore për rajonin e Mitrovicës

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes projektit Ndihmë Tregtisë, do të prezantojë sot Analizën e Zinxhirit të vlerave për sektorin e prodhimeve pyjore jo-drunore dhe përpunimit të drurit për rajonin e Mitrovicës.

Analizat që do të prezantohen vlerësojnë gjendjen aktuale në sektorin e Prodhimeve Pyjore Jo-Drunore dhe Përpunimit të Drurit dhe ofrojnë rekomandime konkrete për adresimin e pengesave me të cilat përballen aktorët pjesëmarrës. Projekti “Ndihmë Tregtisë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.

Prezantimi do të bëhet në sallën e konferencave në lokalet e UNDP-së në Prishtinë me fillim në ora 14:00. /Telegrafi/

Exit mobile version