Site icon Telegrafi

Prezantohet analiza “Diskriminimi në tregun e punës”

Instituti GAP organizon tryezën, ku do të prezantojë analizën “Diskriminimi në tregun e punës: ndikimi i konkurseve në pabarazinë gjinore”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm 12.9% e grave në moshë pune në Kosovë janë të punësuara. Përtej justifikimit të institucioneve se shkalla e ulët e punësimit të grave ka të bëjë me përkushtimin e tyre në punë të shtëpisë, ekzistojnë edhe barriera të tjera që tregojnë se përse gratë në Kosovë janë më pak të punësuara se sa burrat dhe shumë më pak të përfaqësuara në pozita të larta menaxheriale.

Instituti GAP ka bërë një hulumtim i cili tregon se si gjuha e konkurseve ndikon në pabarazinë gjinore dhe rekomandon disa masa ligjore për parandalimin e diskriminimit gjinor. /Telegrafi/

Exit mobile version