Agjencia për Barazi Gjinore do të prezantojë të gjeturat e hulumtimit “Gratë në mediat e shkruara”.
Ky hulumtim është bazuar në të dhënat dhe informatat e mbledhura përmes monitorimit dhe analizës së artikujve në mediat e shkruara, për periudhën 2014-2015, ku janë prezantuar gratë, në shtatë gazetat ditore.
Të gjeturat dhe rekomandimet e hulumtimit “Gratë në mediat e shkruara” do ti prezantojë Agon Maliqi, hulumtues nga kompania S&D Consulting.