Site icon Telegrafi

Prezantohen rezultatet për menaxhim me energjinë elektrike

Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID sot në Shkup do të prezantojë rezultate nga projektet katërvjeçare për menaxhment industrial, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Gjatë katër viteve të fundit, projekti i USAID-it për menaxhment industrial, me vendosjen e monitoringut/menaxhimit sistematik dhe të vazhdueshëm me energjinë konsumatore në kompani, ndihmoi sektorin privat në përmirësimin e konkurrencës së tij në tregjet vendore dhe ndërkombëtare, përmes uljes së konsumit dhe shpenzimeve për energji, që rezulton edhe me uljen e emisioneve të gazrave të qelqtë’, thonë nga USAID-i.

Në shkallë kombëtare, theksohet, këto sisteme kontribuojnë për uljen e ekspozimit në variacione të mëdha të çmimeve të energjisë, si dhe për siguri energjetike të vendit, përmes uljes së varësisë të importit të energjisë.

Në prezantim do të jenë të pranishëm nga USAID-i në Maqedoni, James Stein dhe drejtori i Projektit të USAID-it për menaxhment industrial, Dragan Bllazhev. /Telegrafi/

Exit mobile version