Shfrytëzuesit e granteve të Programit për bashkëpunim ndërkufitar sot në Ohër do të prezantojnë rezultatet e projekteve të tyre të financuar nga BE, nën slloganin “Ndërtojmë të ardhme të përbashkët”.
Qëllimi është të promovohen rezultatet e dy projekteve të financuar nga BE, të cilat zbatohen në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim në fushën e turizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në prezantim është paralajmëruar prania e ministrit për Vetëqeverisje Lokale Goran Milevski, ambasadorit të BE-së në Maqedoninë e Veriut Samuel Zhbogar dhe ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreka.
Prezantimi do të jetë në tre pjesë: konferencë për turizëm, panair të projekteve dhe hapja zyrtare e Qendrës për shpëtim të Kryqit të Kuq dhe do të mbahet aksion për pastrim në kuadër të fushatës “Pastërti, njëjtë si në shtëpi”./Telegrafi/