Telegrafi

Prezantohen projektet ideore për sallën koncertale në Prishtinë

Sot (e premte) në Komunën e Prishtinës, është bërë prezantimi i projekteve ideore për sallën koncertale.

Në garë kanë hyrë të gjitha projektet e studiove projektuese, të cilat i kanë përmbushur kriteret e konkurrimit.

Në prezencë të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, është bërë edhe prozimi i ideve të hartuara nga arkitektët, për sallën koncertale që do të ndërtohet në Prishtinë.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Telegrafi ka monitoruar nga afër këtë proces, ku konkurruesit kanë paraqitur planet tyre në formën grafike dhe atë të modeleve fizike (në formën makete).

Salla koncertale do të zërë vend në objektin e ish-“Gërmisë” (ish-shtëpia e mallrave, përballë Teatrit Kombëtar).

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Për këtë projekt janë ndarë 15.4 milionë euro nga Komisioni Evropian përmes fondeve IPA, dhe 250 mijë euro nga Komuna e Prishtinës. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi