Në bazar do të prezantohen prodhimet e stolive, zejtarisë, veshjeve dhe gjërave dekorative. Organizatori paralajmëron se tërë asortimani i zejtarisë do të prezantohet me kushte shumë të volitshme që do të thotë se zbritja e madhe do të jetë shpërblimi kryesorë për të gjithë vizitorët.
“Tani më një kohë të gjatë jemi ekspozuar në një presion të madh nga ana e zejtarëve, përpunuesit e stolive dhe dizajnuesit e modës, që të organizojmë një ngjarje në të cilën prodhimet e tyre do të marin vëmendje qëndrore. Bëhet fjalë për njerëz shumë kreativ dhe të aftë nga struktura të ndryshme të moshës të cilët bëjnë punë të mira befasuese me dy duart e tyre, prodhimet janë krijuar me shkathtësi të madhe, shumë orë pune dhe dozë të madhe të kreativitetit dhe kështu gjithnjë e më shumë të pranueshme nga blerësit", thonë organizatorët.
Në bazarin i cili do të hapet nga ora 10:00 deri në orën 21:00 do të marin pjesë 20 krijues. /Telegrafi/