Park Hotel & Spa Shkup – kompani bijë e Gekos Kosovë dhe Gemak Maqedoni, sot në hapësirat e Hotelit Garden në Prishtinë mbajti prezantim për punën e tij të deritanishme dhe njëkohësisht i publikoi planet për investimet dhe hapat e mëtejshëm për zgjerimin në hotelieri.
Gjatë kohës së prezantimit, Park Hotel & Spa e ndau tregimin e suksesshëm, si tregimin e hotelit ashtu edhe tregimin e restorantit tashmë të njohur rajonal FOUR dhe e njoftoi hapjen e objektit të ri me 4 yje Next Door Park Hotel këtë pranverë, i lokalizuar në qendrën e qytetit të Shkupit. Hapja e hotelit të ri vjen si rezultat i shfrytëzimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të hotelit Park Hotel & Spa dhe nevojën për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave ndaj numrit të zmadhuar të turistëve dhe mysafirëve në Maqedoni, njëkohësisht duke u ofruar një koncept plotësisht të ri, të freskët dhe më ndryshe.
Duke i mbajtur standardet më të larta për cilësi dhe shërbime në hotelieri dhe përvojën tashmë të dëshmuar në ndërmarrësi në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, vizioni i pronarëve të grupacionit, familja Maliqi dhe menaxhimi i Hotelit është që të konfirmohet reputacioni dhe besimi që tashmë e gëzojnë më shumë se mijëra klientë të deritanishëm, me qëllim që këto dy hotele në Shkup të bëhen vendi i preferuar i vizitorëve nga i gjithë rajoni dhe bota.