Telegrafi

Prezantohen mundësitë investuese në Maqedoni për biznesmenët e Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministri i ekonomisë, Driton Kuçi këtë fundjavë realizoi takim me ambasadorin e sapo emëruar të Emirateve të Bashkuara Arabe për Maqedoninë, Sager Nasser Alraisi, rezident në Romë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë takimit, ambasadori Alraisi ka shprehur gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, sidomos në këmbimin tregtar, bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik, si edhe bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe turizmit, ndërkaq ministri Kuçi e ka informuar ambasadorin për kushtet e investimeve dhe për projektet që mund të jenë tërheqës për biznesmenët arabë./Telegrafi/