Site icon Telegrafi

Prezantohen fanellat e reja të Përfaqësueses së Kosovës

Pas logos që u prezantuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, tani janë zbuluar edhe fanellat e reja.

Përfaqësuesja jonë do të luajë me fanella të reja në kualifikimet e Kupës së Botës që fillojnë në këtë muaj (mars).

Dardanët do të zhvillojnë një takim miqësor fillimisht me Lituaninë, më pas do të presin Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa do të jetë mysafir i Spanjës.

Lexo po ashtu Publikohet logoja e re e Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës

Për dizajnimin e fanellave është përkujdesur kompania tashmë e njohur, Fourteen, që kishte bërë edhe fanellat e kaluara.

Fanella bazë do të jetë e përfshirë më shumë me ngjyrë të kaltër, derisa në të është logoja e re, dhe disa vija të zeza në krahë.

Fanella e dytë është ajo me ngjyrë të bardhë, e cila në qaf dhe në krah ka po ashtu ngjyrën e zezë, derisa e treta është me ngjyrë të zezë, me logon e FFK-së më të theksuar.

Ajo e portierit do të jetë me ngjyrë të portokalltë, derisa e dyta është me ngjyrë të verdhë (neon). /Telegrafi/


Sot u zbulua edhe logo e re nga FFK:


Exit mobile version