Telegrafi

Prezantohen fakte të reja mbi demarkimin e vijës kufitare

​Grupi i ekspertëve të pavarur sot prezanton fakte të reja shkencore mbi demarkimin e vijës kufitare Kosovë – Mali i Zi.

Kështu ka bërë të ditur Florim Isufi, profesor universitar, sipas së cilit ky prezantim do të bëhet në ora 10:00.

Ai së bashku me kolegët e tij ka qenë aktiv në ofrimin e fakteve që janë të kundërta me ato që prezanton Komisioni qeveritar për demarkacionin.