Site icon Telegrafi

Prezantohen dëshmi filmike për rastin e Sazdovskit, opinionit publik nuk i lejohet prezenca

Në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për rastin e vrasjes së 20 vjeçarit, Nikolla Sazdovski.

Në gjykim u prezantuan materiale filmike nga procesi i njohjes dhe identifikimit të personave që e kanë kryer veprën penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraprakisht, gjykatësja Daniela Aleksovska vendosi që materialet të mos jenë të hapura, pra publiku mos t’i sheh, pasi që bëhet fjalë për persona të mitur.

Përndryshe, lënda ndodhet në fazën e dëshmive të propozuara nga pala akuzuese.

Seanca e radhës për këtë lëndë është caktuar më 21 janar të vitit 2019. Për vrasjen e Sazdovskit të akuzuar janë tre persona, njëri nga të cilët është në arrati./Telegrafi/

Exit mobile version