Delegacion i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit në Republikën e Maqedonisë prej sot deri më 5 korrik do të marrë pjesë në sesionin e 15-të vjetor të Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE, e cila mbahet në Tbilisi, Gjeorgji, bëjnë të ditur nga kjo Agjencia, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i vizitës, siç thonë është promovim më i mirë i vendit para sesionit të ardhshëm vjeshtor të AP të OSBE, e cila do të mbahet në Maqedoni nga 29 shtatori deri më 2 tetor të vitit 2016.
Sesioni i sivjetshëm mbahet nën moton “25 vjet nga bashkëpunimi parlamentar: ndërtim i besimit përmes dialogut” në të cilin marrin pjesë më shumë se 300 anëtarë të parlamenteve nga mbi 50 vende të botës.
Para sesionit vjeshtor në të cilin nikoqir do të jetë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, APMT me delegacionin e tij në Tbilisi është duke bërë promovim të potencialit turistik të Maqedonisë përmes prezantimit të kulturës, traditës dhe historisë së Maqedonisë, theksohet në njoftimin e APMT./Telegrafi/