Kjo është një ngjarje vjetore, ku organet e prokurimit publik, të tilla si Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) raportojnë mbi aktivitetet e tyre vjetore (2016).
Përveç prezantimeve të institucioneve përkatëse, një tryezë e rrumbullakët do të organizohet për të diskutuar sfidat aktuale dhe të ardhshme të prokurimit publik në Kosovë.
Sipas njoftimit për media, aktorë të ndryshëm, përfshirë edhe komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile do të kenë mundësi për të prezantuar pikëpamjet e tyre me qëllim të prurjes së përmirësimeve në këtë sektor. Ngjarja është përkrahur nga projekti i financuar nga BE-ja “Përmirësimi i kapaciteteve administrative në fushën e prokurimit publik në Kosovë”. /Telegrafi/