Site icon Telegrafi

Prezantohej si mjek dhe u merrte para qytetarëve për të prekurit nga tërmeti, policia turke arreston të riun nga Stambolli

Policia turke ka arrestuar 29-vjeçarin që prezantohej si mjek, që pas tërmetit shkatërrues kishte shkuar kinse për të ndihmuar të prekurit nga kjo katastrofë natyrore.

Bëhet fjalë për një elektricist që kishte shkuar në Hatay, nga ku pretendonte se është mjek dhe filloi të mblidhte para nga qytetarët kinse për barna, transmeton Telegrafi.

Përmes telefonit lajmërohej nga Hatay, ku kërkonte që t’i paguhen shuma të majme parash për të “ndihmuar” qytetarët.

Ai u arrestua në Stamboll, ku gjithashtu u konfirmuar se më herët kishte pasur edhe 40 vepra tjera që rëndonin mbi të – kryesisht për mashtrim.

Pas intervistimit në polici është dërguar menjëherë për në gjykatë. E gjithçka filloi kur një inxhinier softuerësh shkoi në polici në Stamboll për t’u ankuar për mashtrim.

Aty takoi një person që i ishte prezantuar si mjek, dhe i kishte thënë se ka nevojë për 3 mijë litra turke për të blerë barna për të lënduarit.

Ai ia kishte dhënë menjëherë paratë dhe telefonin e tij mobil. Kur u kthye në Stamboll e kuptoi se ishte mashtruar dhe kishte vendosur ta raportoj rastin në polici.

Njësia për mashtrim e policisë, ka konfirmuar se i dyshuari me të njëjtën metodë kishte mashtruar edhe tre persona tjera në Hatay.

Ata fillimisht shkuan në vendin e tij të punës për të konfirmuar identitetin e të dyshuarit me inicialet N.E, për të cilin kishin mësuar se kishte shkuar në Stamboll, ku edhe u arrestua.

Nga i dyshuari është marrë një telefon mobil dhe 8.650 litra turke. Në fund doli se i dyshuari është në fakt një elektricist. /Telegrafi/

 

Exit mobile version