Site icon Telegrafi

Prezantimi zyrtar i GeForce GTX 550 Ti

Kartela e dytë me radhë nga seria Titanium është e bazuar në procesorin grafik GF116, i cili ka bërthama CUDA dhe takte nga 900 MHz për GPU, gjegjësisht 1.800 MHz për ‘shader’.

Kartela është standarde e pajisur me 1 GB GDDR5 memorie me takt efektiv 4.1 GHz, ndërsa ‘lojtarët e përkohshëm’, të cilëve u dedikohet kjo kartelë, do të kënaqen me performancat në mes të GTS 450 dhe GTX 460 dhe vetëm një konektor tensioni gjashtëpinash.

Çmimet rekomanduese të këtyre modeleve janë deri në 150 dollarë, ndërsa një numër i madh prodhuesish tashmë e ka paraqitur produktin me ftohje kualitative. /Telegrafi/

Exit mobile version