Vedat Muriqi është larguar nga Lazio për ta vazhduar karrierën te Mallorca.
Disa minuta më parë Lazio konfirmoi shitjen e përhershme të Muriqit tek skuadra ishullore.
“SS Lazio njofton se i ka kaluar përfundimisht të drejtën e shërbimeve sportive të futbollistit Vedat Muriqi klubit spanjoll RCD Mallorca”, ka qenë njoftimi i shkurtër i skuadrës italiane.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe prezantimi i sulmuesit kosovar te klubi i tij i ri.
Mallorca i ka bërë një prezantim unik Muriqit duke marrë disa skena të filmit ‘Pirates Caribbean’ të aktorit Johny Depp.
🏴☠️ ¡Es tu 𝐈𝐒𝐋𝐀! pic.twitter.com/gHUfRCrzB1
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) July 22, 2022
Pas skenave të filmit, shihet Muriqi në një jaht luksoz në detin e Mallorcas duke kënduar, derisa pastaj kanë ardhur disa nga momentet më të mira të tij sa ishte i huazuar për gjashtë muaj te Mallorca.
Njëjtë si Lazio as Mallorca nuk ka dhënë detaje të transferimit të prizrenasit deri më tani. /Telegrafi/