Site icon Telegrafi

Prezantimi i raportit “Ndikimi Socio-Ekonomike i Covid-19 në Komunat dhe Bizneset e Kosovës”, ministri Krasniqi përmend sfidat në përballje me COVID-19

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke parë nevojat dhe kërkesat e komunave gjatë përballjes me pandeminë Covid-19 ka hartuar raportin “Ndikimet Socio-Ekonomike të Covid-19 në Komunat dhe Bizneset e Kosovës” në bashkëpunim me UN-Habibat.

Ministri Elbert Krasniqi, gjatë kësaj tryeze nënvizoi se ky raport është pjesë e planit strategjik operacional të MAPL-së, duke synuar mbështetjen ndaj komunave në përballjen me pandeminë Covid-19.

Gjithashtu, Ministri Krasniqi ka theksuar se përmes këtij raporti janë identifikuar dhe adresuar sfidat e Komunave në përballje me pandeminë Covid-19 dhe në bazë të këtyre të gjeturave inkurajohen Komunat të hartojnë planet e rimëkëmbjes ekonomike lokale bazuar në udhërrëfyesin e hartuar nga MAPL.

Në kuadër të këtij takimi, përveç përfaqësuesve të MAPL-së, morën pjesë edhe Kryetarë të Komunave, përfaqësues të Komunave, akterët ndër institucional dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version