Telegrafi

Prezantimi i Messit në stadium dhe jashtë tij – shpërthen festa në Parkun e Princave

Lionel Messi e ka kompletuar prezantimin te Paris Saint-Germain, pas konferencës së zhvilluar për herë të parë si lojtar i klubit parisien para mediave.

Ylli argjentinas u shpreh tejet i lumtur që i është bashkuar skuadrës nga Parisi dhe shpreson që të fitojë trofe, veçanërisht Ligën e Kampionëve.

Derisa kompletoi konferencën për media, 34-vjeçar ka dalë në stadiumin Parku i Princave, që t’u dhurojë tifozëve kënaqësinë nga afër.

Edhe pse ishin jashtë, tifozët mund ta përcjellin ngjarjen nga një monitor i madh i vendosur për ta.

Pasi bëri disa foto nga stadiumi me presidentin e PSG-së, gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, doli jashtë për t’i përshëndetur tifozët që ishin mbledhur jashtë. /Telegrafi/