Atletico Madridi duket se ka konfirmuar tashmë largimin e Rodrit pas paraqitjes së Marcos Llorente me fanellën numër 14 në prezantimin e tij.
Mesfushori spanjoll u prezantua sot (e premte) tek Atletico Madridi pas transferimit para disa ditësh nga rivalët e hidhur të Realit.
Megjithatë, prezantimi i Llorentes duket se ka zbuluar diçka tjetër tek ekipi nga Wanda Metropolitano, pasi spanjolli do ta bartë fanellën me numër 14.
Ishte Rodri, i cili mbajti fanellën me numër 14 për Los Rojiblancos sezonin e kaluar, por është i vendosur për një transferim të verës tek Manchester City.
Llorente në prezantimin e tij siguroi tifozët e Atleticos se do t’i japë gjithçka gjatë kohës së tij në klub pavarësisht nga e kaluara e tij në Real Madrid .
“Kam ardhur me punë dhe angazhim të fortë për të luftuar për këtë fanellë”, ka thënë Llorente në prezantimin e tij. /Telegrafi/