Telegrafi

Prezantimi i Eden Hazard te Real Madridi më i madh se i Cristiano Ronaldos dhjetë vite më parë

Kanë kaluar një dekadë prej se Kaka, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldos kishin ardhur në Santiago Bernabeu.

Tani Real Madridi po përgatitet t’ia ofrojë një pritje madhështore, yllit të ri, Eden Hazardit.

Belgu do të paraqitet para tifozëve të Madridit në Bernabeu të enjten mbrëma në orën 19:00 në mënyrë që sa më shumë tifozë të jenë në gjendje të marrin pjesë.

Real Madridi dëshiron t’i paraqesë të gjitha transferimet e reja në mënyrë mbresëlënëse.

Interesimi i madh për Hazardin mund ta mbush edhe Bernabeun në prezantimin e tij.

Ronaldo në atë kohë kishte arritur t’i tubojë hiq më pak se 70.000 tifozë, shumë që kërkohet të tejkalohet me Hazardin.

Ronaldo kur u prezantua te Real Madridi

Në anë tjetër blerja, Luka Jovic do të paraqitet në Bernabeu të mërkurën. /Telegrafi/