Site icon Telegrafi

Prezantim për gjendjen e boshnjakëve në Maqedoni

Qendra hulumtuese e boshnjakëve – Lilium Bosniacum – Shkup, sot do t’i prezantojë rezultatet nga hulumtimi i zbatuar në territorin e Republikës së Maqedonisë, për përfaqësim të drejtë të boshnjakëve në institucionet shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Do të prezantohen edhe rezultatet nga sondazhi i zbatuar në të cilin kanë marrë pjesë 1.200 boshnjakë të anketuar për sfidat dhe problemet me të cilat përballet popullata boshnjake në Maqedoni. Hulumtimi mbështetet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni.

Për rëndësinë e arsimit në gjuhën boshnjake do të flasë, Sead Shemsoviq, profesor në universitetet në Sarajevë dhe Novi Pazar.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve, Xhelal Hoxhiq-Xhelo, ndërkaq, do të flasë për gjendjen momentale të boshnjakëve në Maqedoni, si dhe për mënyrat për t’i realizuar të drejtat e tyre.

Qendra hulumtuese boshnjake – Lilium Bosniacum, këtë ngjarje e organizon me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve – 28 Shtatori./Telegrafi/

Exit mobile version