Interi ka publikuar imazhe të fanellës bazë me të cilën do të luajë në edicionin 2021/2022.
Nerazzurët janë kampion në fuqi në Serie A, pasi edicionin e kaluar arritën ta rikthenin titullin në Giuseppe Meazza pas më shumë se dhjetë vitesh.
Përmes një video në rrjetet sociale, Interi ka prezantuar fanellën e re, e cila ndryshon nga dizajni tradicional.
“Gjarpri po ndryshon lëkurën e tij në mënyrë që të jemi gati për sfida të reja në horizont. Ne jemi të entuziazmuar që zbulojmë fanellën tonë për 2021/22, e para e këtij lloji me kreshtën tonë të re!”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Me ngjyrën e kaltër dhe të zezë, e përshkuar nga një “lëkurë” gjarpri, ajo duket tejet e bukur dhe aktualisht duket se është pritur mirë nga tifozët e Nerazzurëve. /Telegrafi/
👕 | NEW JERSEY
The snake is changing its skin so that we’re ready for new challenges on the horizon. We’re thrilled to unveil our Home jersey for 2021/22, the first of its kind with our new crest! ⚫🔵#TheNewSkinOfMilano #IMInter #IMMilano @Lenovo @lenovoitalia #InterXLenovo pic.twitter.com/R8DfVtGAJ5
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) July 13, 2021