Koalicioni – Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara organizon prezantim dhe diskutim publik për temën ”Ndikimi i Strategjisë për shëndet seksual dhe riprodhues 2010-2020 drejt përparimit të shëndetit seksual dhe riprodhues dhe të drejtat e bashkësive të margjinalizuara”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me këtë strategji, Ministria e Shëndetësisë është duke e rishqyrtuar të njëjtën me qëllim të zbatimit më të suksesshëm të saj.
Koalicioni do të prezantojë rezultatet e analizës ”Strategjia e harruar – Vlerësimi i ndikimi i Strategjisë për shëndet seksual dhe riprodhues 2010-2020 drejt përparimit të shëndetit seksual dhe riprodhues dhe të drejtat e bashkësive të margjinalizuara”. Aktiviteti mbahet sot në InfoQendrën e BE-së në Shkup, nga ora 11:00./Telegrafi/