Kur është fjala për coronavirusin, preventiva për disa është në rend të parë. Për këtë janë të vetëdijshëm taksistët kinezë, të cilët pavarësisht ndalesave të shumta – vazhdojnë të detyrohen të kryejnë punën e tyre.
Në rrjetet sociale është publikuar një video që është filmuar nga një pasagjer brenda taksisë, ku shihet se si taksisti është mbrojtur nga infeksionet e mundshme, transmeton Telegrafi.
Ai në fakt kishte izoluar ulësen e shoferit, e ky veprim ka bërë që njerëzit të kenë opinione të ndryshme lidhur me këtë veprim të tij.
Derisa disa talleshin në llogari të tij, të tjerët e falënderonin për zgjidhjen inovative. /Telegrafi/