Një nuseje të martuar që fëmijë iu prenë veshët nga burri i saj në Afganistan, pasi u akuzua se i fliste burrave të tjerë.
Zarina u martua me bashkëshortin e saj abuziv në moshën 13 vjeçare.
Ndërsa të dy po flinin, ai u çua në mes të natës dhe nisi ta rrihte.
Burri i dhunshëm e lidhi në banesën e tyre në provincën veriore të Balkh-ut dhe filloi që ta sulmonte.
Policia e ka shpallur në kërkim pasi ai i shkaktoi dëmtime të tmerrshme nuses së re.
Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm në Afganistan, transmeton tema.
Reza Gul-it, 20 vjeçe iu pre hunda nga bashkëshorti i saj në një sulm në janar.