Telegrafi

I preu rrugën gruas më të fortë në Siberi, e pëson keq vozitësi (Video)

Një shofer mashkull është kapur në një video duke shkaktuar zemërim tek gruaja më e fortë në Siberi, duke “i prerë rrugën asaj”, në një parking të një qendre tregtare.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, peshëngritësja Oksana Kosheleva, 34, e nxori nga makina e tij, e hipi mbi shpatullat e saj dhe e hodhi në bagazhin e makinës së saj, para se t’i jepte edhe një goditje.

Ajo më pas thuhet se e nxori atë nga vetura dhe e hodhi në rrugë.

Incidenti u kap nga kamera e një miku të shoferit, i cili nuk dihet nëse ishte i shqetësuar nga vështirë të tij.

Ata nuk arrijnë të ndërhyjnë për të ndihmuar, ndërsa shoferi – i identifikuar vetëm si Artyom – gjithashtu ofron pak rezistencë.

Ndërkaq më e forta e Siberisë thuhet të ketë thënë: “Gjithçka ndodhi papritur. Unë kam qenë në këtë situatë për herë të parë”. /Telegrafi/