Site icon Telegrafi

I preu kokën të atit, publikoi skenat e tmerrshme në YouTube – policia amerikane arreston 32-vjeçarin

Policia në Pensilvani arrestoi një të ri, i cili dyshohet se i preu kokën babait të tij (68) dhe tregoi gjithçka në një video që ai postoi në YouTube, duke bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit amerikan Joe Biden.

Justin Mohn, 32-vjeç, pas vrasjes brutale të babait, kokën e tij të përgjakur e tregonte në videon e publikuar në YouTube, duke sulmuar ashpër administratën e presidentit Biden, transmeton Telegrafi.

Në video, Moon akuzoi qeverinë federale, ku punonte babai i tij, për “zgjimin e turmës” dhe emigrantët që ai pretendon se po shkatërrojnë Shtetet e Bashkuara.

Mohn tha në video se ofronte një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo që mund të vriste zyrtarë të lartë, duke përfshirë drejtorin e FBI-së, Christopher Ëray, Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland dhe ish-Prokurorin e Përgjithshëm Bill Barr.

Policia ka hyrë në shtëpinë e familjes Mohn rreth orës 19:00 dhe ka gjetur trupin e babait në banjë. I dyshuari u arrestua dy orë më vonë në një lokacion të largët.

Dyshohet se Mohn ka jetuar në shtëpi me babanë e tij, nënën Dennis (63), vëllain Zahary (35) dhe motrën Stephany (38). /Telegrafi/

Exit mobile version