Anneka Baldwin nga Cornwall i Anglisë, është nervozuar shumë me vendimin e mësimdhënësve të së bijës, që e kanë izoluar për shkak se kishte rruar kokën.
Në fakt, Niamh Baldwin i kishte prerë flokë që t’i falë për bamirësi, në një organizatë që punon paruka prej flokëve origjinale, për fëmijët që kanë mbetur tullac si pasojë e terapive të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Kur 14-vjeçarja është kthyer në shkollë pas festave të fundvitit, e kanë larguar nga klasa për ta vënë në izolim, ndërsa i kërkuan të mbulohet me shall.
“Krenohem me Niamh dhe veprimin bamirës, të cilën nuk do ta bënin bashkëmoshataret e saj të lazdruara. Vendimi i mësuesve është i papranueshëm”, ka thënë e nervozuar nëna saj.
Komentuesit e kanë inkurajuar adoleshenten për gjestin human, teksa kërkuan që ajo t’i kthehet mësimeve të rregullta dhe të mos i bëhen ndalesa. /Telegrafi/