Site icon Telegrafi

Preteni e stërpërsërit: S’ka vullnet për t’u ballafaquar me korrupsionin

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, është shprehur i pakënaqur me ecurinë e procesit të deklarimit të pasurisë.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Preteni ka thënë se për tri javë vetëm 1.400 zyrtarë i kanë deklaruar të ardhurat e tyre.

Ai ka paralajmëruar se AKK do t’i publikojë emrat e atyre që nuk e deklarojnë pasurinë si dhe do të ushtrojë kallëzime penale ndaj tyre.

Sipas tij, ka progres te pjesa e parandalimit të korrupsionit, por sa i përket luftimit mbetet shumë për të dëshiruar.

Preteni ka thënë se në Kosovë nuk ka vullnet, guxim dhe kurajë të mjaftueshme për t’u ballafaquar me këtë të keqe.

Exit mobile version