Telegrafi

Pretenduan se ia shpërndanë numrin e telefonit, reagon Neymar

Neymar (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Neymar, është përballur me një ngjarje aspak të zakonshme.

Ai ka hasur në internet një numër telefoni që ishte shpërndarë nga disa faqe në rrjete sociale, duke pretenduar se ishte numri personal i telefonit të futbollistit.

Numri në fjalë kishte të rregulluar profilin në WhatsApp me emrin dhe fotografinë e 28-vjeçarit.

Neymar (Foto: UEFA – Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

I tronditur nga ajo që pa, Neymar ka vendosur të reagojë menjëherë rreth kësaj çështje në rrjetin social Instagram.

Ai publikoi në InstaStory një pamje të këtij numri që po shtiret sikur të jetë i Neymarit, teksa shkroi në mbishkrimin e fotografisë “Numër i rremë”.

Foto: Neymar/InstaStory

Braziliani e shoqëroi fotografinë me disa emoji, përmes së cilave tregonte se ishte tejet i zemëruar me këtë shpërndarje të rreme që është bërë në rrjete sociale.

Publikimi i numrit të telefonit të një personi dënohet me ligj, ndaj Neymar është me fat që nuk ka rrjedhur në internet numri i tij i vërtetë, kjo pasi po të ndodhte kjo e vetmja mënyrë për të “shpëtuar” nga thirrjet e pafundme e mesazhet, do të ishte bllokimi i numrit dhe ndërrimi i tij. /Telegrafi/

Neymar Jr. (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)