Është arrestuar një njeri që pretendon se është një “shërues magjik”, sipas të cilit është në gjendje të shërojë gratë duke i përqafuar dhe i puthur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i njohur për ndjekësit e tij si “Kissing Baba”, 31-vjeçari Ram Prakash Chauhan u arrestua, disa muaj pasi filloi “shërimin” e grave me “puthje të mrekullueshme”.
Siç thuhet më tej, deri vonë Chauhan ishte një fermer dhe këtë profesion filloi ta ushtronte disa muaj më parë.
Po sipas mediave lokale, Chauhan është i pamartuar dhe ka joshur njerëzit duke pretenduar t’i shërojë ata.
Në disa pamje të publikuara, ai shihet duke spërkatur ujin në një njeri që është shtrirë në dysheme. Më vonë, ai është parë duke mbajtur një grua nga flokët e saj dhe duke e puthur atë. /Telegrafi/