Mbështetësi i teorive konspirative Alex Jones duhet t’ia paguaj 4.1 milionë dollarë, familjeve të fëmijëve të vrarë në shkollën Sandy Hook, për shkak të pretendimeve se të shtënat ishin të rrejshme, kështu të paktën thuhet në vendimin e gjykatës në Teksas.
Jones kishte pretenduar se të shtënat që kishin ndodhur në një shkollë në Newtown Connecticut në vitin 2012, ku u vranë 20 fëmijë, në fakt është një mashtrim, transmeton Telegrafi.
Procesi gjyqësor i tij ka zgjatur dy javë në Austin, ku gjendet selia e kompanisë së Jones, Inofwars, që realizon një emision në radio dhe transmetohet edhe në internet.
Shumën që Jones duhet të paguaj është më e vogël sesa ajo që kanë kërkuar familjarët e viktimave të këtij sulmi vdekjeprurës.
Neil Heslin dhe Scarlett Louis, prindërit e të vrarit Jessy Louis kanë dëshmuar – duke theksuar se mbështetësit e Jones i kanë kërcënuar me vdekje dhe se vazhdimisht u kishin thënë se po gënjejnë që i biri i tyre është vrarë.
“Jemi të kënaqur gjykimin dhe presim cili do të jetë verdikti sa i përket shumës së dëmshpërblimit”, tha avokati i familjes.
Federico Raynal në fjalë e tij përmbyllje për klientin e tij tha se Jones në ueb-faqen Infowars “në mënyrë krejt të paarsyeshme ka raportuar për masakrën në shkollën Sandy Hook, por se nuk është përgjegjës për keqtrajtimin e prindërve”. /Telegrafi/