Telegrafi

Pretendon se ka fotografuar UFO-të (Foto)

Dr. Richard O’Connor thotë se ai ka fotografuar dy UFO më 4 nëntor. The New York Daily News raporton se doktori përdori kamera me detektues të fuqishëm të lëvizjeve, të cilat i mbajti të drejtuara kah qielli gjatë gjithë kohës.


The Detroit Free Press raporton se pas 280,000 fotografive të kapura nga detektori i lëvizjeve, ai vërejti diçka të çuditshme në dy prej fotove, transmeton lajmi.net.


“Duket të jetë një burim drite,” tha O’Connor. “Për mendimin tim, edhe një skeptik i madh do të thoshte se ky është një UFO”.
Por, a mund të ju bindin këto foto?