Telegrafi

Pretendon se i ka 123 vjet, në aeroport habiti zyrtarët kur ua tregoi pasaportën – indiani pritet të shpallet njeriu më i vjetër në botë

Svam Sivinanda është shfaqur në aeroportin e Kalkutës në Indi, ku zyrtarëve u ka treguar pasaportën që i habiti të pranishmit kjo për faktin se në të shkruante, se ky burrë nga India ka lindur më 8 gusht të vitit 1896 dhe se tani i ka 123 vjet.

Sivinanda ka lindur në Behali të Indisë dhe pretendon se sekreti i jetëgjatësisë është, praktikimi i jogës dhe konsumimi i ushqimit pa bio, transmeton Telegrafi.

Të dhënat në pasaportën e tij kanë habitur zyrtarët e aeroportit derisa ai po bëhej gati të udhëtonte për në Britani të Madhe. E pasi që i verifikuan pasaportën doli se gjithçka është në rregull, megjithatë ata dyshojnë se data e lindjes së këtij burri mund të jetë shkruar gabimisht në dokumente.

Sivinanda u ka shpjeguar atyre se si prindërit e kishin braktisur pak kohë pasi kishte lindur, dhe se të dhënat e tij personale janë regjistruar më pas. Por, nëse të dhënat e tij janë të sakta kjo do ta bënte atë njeriun më të vjetër në botë.

Deri më tani titullin e njeriut më të vjetër në botë e mbante francezja Jean Kalman që ka ndërruar jetë në vitin 1997 si 122-vjeçare. E zyrtarët e librit të rekordeve Guiness janë duke shqyrtuar marrjen e titullit dhe t’ia japin këtij burri nga India. /Telegrafi/