Dale Greenwood ka shkuar për të blerë në një super-market në Lincolnshire të Anglisë, ku pretendon se iu shfaq shpirti i gjyshes.
Videoja e postuar më poshtë, tregon karrocën e zbrazët, derisa në reflektimin në xham duket se është e mbushur me gjëra ushqimore.
“Ishte fantazma e gjyshes, që më bënte me dije se duhet të blija bukë dhe të ha mire”, ka thënë Greenwood lidhur me rastin.
Pamjet janë komentuar nga njohësit e aktiviteteve paranormale, të cilët thonë se nuk kanë parë ndonjëherë që refleksioni të jetë kaq origjinal. /Telegrafi/
https://youtu.be/LnHDMTQP-tA