Site icon Telegrafi

Pretendoi se vodka e kuronte coronavirusin, Lukashenko: Ju shikoni njeriun që e mposhti coronavirusin në këmbë

Presidenti Bjellorus, Alexander Lukashenko (65) njoftoi se kishte rezultuar pozitiv për COVID-19, por që nuk kishte simptoma dhe se tashmë është shëruar nga sëmundja.

“Sot, ju shihni një njeri që mposhti coronavirusin në këmbë. Mjekët erdhën dje në këtë përfundim. Asimptomatik”, tha diktatori gjatë një takimi me përfaqësuesit ushtarakë, raporton Reuters.

Lexo po ashtu Presidenti i Bjellorusisë porosit qytetarët: Askush nuk do të vdesë nga coronavirusi, nuk kemi nevojë për masa të ashpra mbrojtëse

Ai që gjatë gjithë kohës ka pretenduar se vodka dhe sauna mund ta kurojnë coronavirusin, ku pohonte se pirja e 50 mililitrave të alkoolit në ditë do të mbronte njerëzit nga virusi, transmeton Telegrafi.

Mënyra se si e trajtoi sëmundjen, inkurajoi protestat në Bjellorusi, përpara zgjedhjeve të 9 gushtit.

Në Bjellorusi, 67,366 raste janë konfirmuar që nga fillimi i epidemisë dhe 543 njerëz kanë vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version