Jordan Sharpe nga Durbantonshire e Skocisë, pretendonte se ishte aq i fortë dhe mund ta duronte grushtimin e mikut Kevin Robinson, i cili për një kohë është marrë me boks.
Por, në momentin që u godit në fytyrë, 26-vjeçari humbi kontrollin dhe ra, ndërsa mbeti pa ndjenja për afro tre minuta, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa ra mbi një tavolinë me gota dhe shihe, para se të largohej nga miqtë që e dërguan për kontroll.
Mënyra se si ra, u komentua sikur të jetë ndonjë karrige që paloset, ndërsa u shpërnda me shpejtësi në rrjetin social.
“Kur pini alkool, mos mendoni se jeni të fortë. Larg grushteve edhe nëse janë vetëm për mahi” ishte një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/
https://youtu.be/8idiJnnMbWw