Site icon Telegrafi

Pretendohet se virusi mund të përhapet gjerësisht” edhe brenda spitaleve

John Nicholls, profesor klinik në Universitetin Hong Kong, është pjesë e ekipit që heton coronavirusin në Hong Kong. 

“Vetëm sepse një person rezulton negativisht në testin e parë për coronavirusin, nuk do të thotë se ata nuk do të kontraktojnë atë në të ardhmen”, tha Nicholls.

“Është e mundur që një person mund të dalë negativ, dhe më pas duhet të testohet përsëri më vonë”, u shpreh ai transmeton Telegrafi.

“Nëse përhapja e coronavirusit është diçka si shpërthimi vdekjeprurës i SARS në 2003, ai mund të përhapet “gjerësisht” brenda spitaleve, tha Nicholls.

Nëse mjekët nuk pastrojnë mjete ose pajisjet mjekësore – madje edhe një stetoskop – është një mënyrë shumë e thjesht se si një virus mund të përhapet. /Telegrafi/

Exit mobile version