Site icon Telegrafi

Pretendenti austriak për president s’ka mendime të mira për Kosovën

Pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare do të ishte gabim, sepse do të shkaktonte vetëm probleme, konsideron Norbert Hofer, kandidat për kryetar të Austrisë.

Hofer, kandidat i Partisë së Lirisë (FPO), sipas agjencisë serbe të lajmeve, mendon, kur bëhet fjalë për Kosovën, se “plagët janë të freskëta”, ashtu që anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe KB-në, do të nxiste vetëm disponim negativ, transmeton Koha.net.

I pyetur nëse Serbia duhet ta njohë Kosovën për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, Hofer ka thënë se ky është një kusht që e vë BE-ja, edhe pse në anën tjetër veprohet në kundërshtim me këto kërkesa dhe përkundër çështjes së pazgjidhur qipriote dëshiron t’i përshpejtojë bisedimet me Turqinë.

Hofer ka thënë se si kryetar i Austrisë dëshiron të vizitojë vende të Ballkanit.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në Austri mbahen të dielën. Në garë për president është edhe Alexander Van der Bellen nga partia e të Gjelbërve.

Exit mobile version