Telegrafi

Pretendentët për “Këngën e vitit” në Top Awards, jashtë disa nga hitet kryesore

Evenimenti më i madh i ndarjes së çmimeve në muzikën shqiptare ka gati kandidaturat për këngët dhe këngëtarët më të suksesshëm shqiptarë brenda një viti.

Top Awards që organizohet nga Top Channel sonte pritet të zbulojë të nominuarit për të gjitha kategoritë, transmeton Telegrafi.

Ledion Liço, prezantuesi i këtij eventi ka zbuluar këngët që konkurojnë për kategorinë “Song of the year”.

Nominimet për këtë kategori janë:

ERA ISTREFI – BONBON
MAJK FT. GHETTO GEASY – SJENA MO
ELVANA GJATA FT. BRUNO – LOVE ME
ERA ISTREFI FT. LEDRI VULA – SHUME PIS
NOIZY – NUMBER ONE
MOZZIK FT. KIDA – PREMTIMET
2TON – ANI NASHT
2PO2 FT. FLORI – GONE GIRL
MC KRESHA FT. GJURMET – ERA
ALBAN SKENDERAJ – UNE DHE TI

Jashtë kësaj kategorie kanë mbetur edhe shumë këngë të tjera që gjatë një viti ishin ndër më të ndëgjuarat dhe klikuarat në kanalin “Youtube”.

Përmendim këtu dy bashkëpunimet mes Adrian Gaxhës dhe Lindon Berishës, këngët “Kalle” dhe “Asnihere”, “Dashni” nga Majk  apo “Shake it” mes Genta Ismajlit dhe grupit Etnon.

Kujtojmë që këta të fundit ditë më parë kanë reaguar ndaj këtyre nominimeve duke i quajtur jo korrekte dhe kundër vullntetit të publikut.

Ndarja e çmimeve në “Top Awards”do të bëhet me 24 qershor./Telegrafi/