Flutura Açka, Agron Tufa dhe Enkel Demi, janë disa nga kandidatët për çmimet e mëdha të letërsisë të akorduara nga Ministria e Kulturës për vitin 2018. Juria kryesohet nga Alda Bardhyli dhe përbëhet nga Brikena Çabej, Dhurata Shehri, Visar Zhiti dhe Riza Braholli. Ceremonia për shpalljen e fituesve do të bëhet brenda muajit janar. Emrat pretendentë janë si më poshtë:
ROMANI
Tom Kuka – “Gurët e vetmisë”
Andreas Dushi – “Marrja e gjakut”
Virion Graçi – “Pëllumbat i vrasin natën”
TREGIMI
Roland Gjoza – “Për vajzat nga Parisi”
Daut Gumeni – “Qershia e egër”
Faruk Myrtaj – “Këpucë për gjyqin e fundit”
POEZIA
Havzi NELA – Vepra poetike e plotë
Sabri Hamiti – “Kukuta e Sokratit”
Flutura Açka – “Roja i dritës”
ESEISTIKË
Ismail Kadare – “Kur sunduesit grinden”
Mateo Mandala – “Jeronim De Rada: portret artisti në rini”
Arjan Leka – “Në kërkim të këmishës së humbur”
LETËRSIA PËR FËMIJË
Mimoza HAFIZI – “Pika trëndafil”
Skënder Hasko – “S’ka si shoku im”
Shkëlzen Zalli – “Gjergji takon Skënderbeun”
PËRKTHIMI
Erion Karabolli – Ernesto Sabato, “Abadoni, engjëlli i skëterrës”
Agron Tufa – Paul Celan, “Flokëboret e zeza”
Luan Topçiu – Linda Maria Baros, “Shtëpia me brisqe rroje”