Telegrafi

Pret “të dashurën” për 10 ditë në aeroport, pastaj përfundon në spital (Foto)

Një burrë nga Holanda ka sakrifikuar kaq shumë për dashurinë saqë ka përfunduar në spital.

Alexander Pieter Cirk (40) udhëtoi nga Holanda për në provincën Hunan në Kinë për të takuar një vajzë që e kishte njohur online, e cila quhet Zhang.

Ai ka pritur 10 ditë në aeroportin e Changsha, derisa përfundoi në spital.

Cirk tha për mediat kineze se ai e ka njohur 26-vjeçaren Zhang online para 2 muajsh, përcjell GSH.

Ai, i lumtur u nis për ta takuar, por kur arriti aty askush nuk po e priste. Pasi qëndroi për 10 ditë, për shkak të rraskapitjes përfundoi në spital.

Pasi ka dëgjuar ngjarjen, vajza ka telefonuar në televizionin kinez, duke theksuar se kishte menduar se gjithçka ishte një lojë.

“Ne kishim avancuar në lidhjen tonë, por një ditë ai u tregua i pashpirt me mua. Ai më dërgoi një foto të biletës së avionit, por mendova se ishte një shaka. Ai nuk më kontaktoi më pas”, tha vajza.

Gjithashtu, 26 vjeçarja ka rrëfyer se kur Cirk kishte mbërritur në aeroport, ajo po kryente një ndërhyrje kirurgjikale estetike në një provincë tjetër dhe e kishte të fikur telefonin. /Telegrafi/